Enj. Tet 23rd, 2025

Arrestohet një person për kultivim të bimëve narkotike në Prishtinë

Një rast i kultivimit të bimëve narkotike është zbuluar nga Policia e Kosovës në qytetin e Podujevës.

Sipas raportit zyrtar, në rrugën “Afrim Zhitija”, më datë 15 tetor 2025, rreth orës 17:00, njësitet policore kanë kryer një bastisje në shtëpinë e një të dyshuari mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit, në ambientet e shtëpisë janë gjetur dhe konfiskuar 58 bimë kanabisi, të cilat ishin të mbjella në vazo.

I dyshuari është arrestuar menjëherë dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Hetimet për këtë rast po vazhdojnë nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Themelore për zbardhjen e plotë të rrethanave

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *