Hën. Tet 20th, 2025

Taulant Kelmendi i VV-së e fton AAK-në e PDK-në për tu bërë bashkë kundër Gazit në Pejë

Sikurse në 16 komuna të tjera edhe në Pejë qytetarët do ti drejtohen përsëri qendrave të votimit me 9 nëntor.

Në garën e balotazhit do të përballen Gazmend Muhaxhiri nga LDK-ja dhe Taulant Kelmendi nga VV-ja.

Por me cilin prej kandidatëve do të arrijë koalicion Kelmendi i VV-së?

Në një prononcim për Indeksonline, Kelemendi është shprehur se ai tashmë ka ftuar të gjitha subjeket politike për një marrëveshje për ndryshim.

‘‘’Ftesën e kamë bërë publike, të gjitha subjektet politike, të gjithë qytetarët duhet të bashkohen për ndryshim. Kjo ftesë vlen për të gjitha subjektet që janë të interesune për një ndryshim në Pejë’’, ka thënë Kelmendi për Indeksonline.

Sipas Kelmendit parimi i tij është që të gjithë duhet të bashëkohen për një ndryshim në Pejë.

‘’Akoma nuk kemi rezultate përfundimtare, nuk kemi pasur diskutim por parimi jonë është që duhet të bashkohemi të gjithë për një ndryshim në Pejë’’, shprehet Kelemendi për Indeksonline.

Sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Gazmend Muhaxheri ka arritur ti sigurojë 46.23% apo 19,688 Vota ndërsa Taulant Kelmendi ka arritur ti sigurojë 27.81% apo 11,843 Vota

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *