Policia Kufitare e Shqipërisë ka arrestuar me qëllim ekstradimin në Kosovë, një shtetas i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Bëhet fjalë për shtetasin kosovar F.K, 31 vjeçar banues në qytetin e Pejës.
F.K ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit, në Kosovë