Hën. Tet 20th, 2025

100 euro për studentët, Hykmete Bajrami: Blerje e votës nga Vetëvendosje

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka marrë vendim për ndarjen e 100 eurove për studentët.

E lidhur me këtë ka reaguar deputetja nga radhët e LDK-së Hykmete Bajrami. Bajrami ka thënë se VV me ndarjen e 26 milionë euro për studentët, po tenton të blejë votë.

Bajrami ka thënë se prokuroria duhet t’i nxjerrë nga zyra uzurpatorët që blejnë vota me taksat e qytetarëve. Ndërsa ka pohuar se kjo është një skemë e korrupsionit publik dhe se qytetarët duhet t’i ndëshkojnë keqpërdoruesit.

“26 milionë euro, kostoja e blerjes së votës nga LVV-ja. Prokuroria është vonu t’i nxjerrë nga zyra këta uzurpatorë që blejnë vota me taksa të qytetarëve. Kjo është skemë e korrupsionit publik. Qytetarët do t’i ndëshkojnë keqpërdoruesit më 12 tetor”, ka thënë Bajrami.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *