Mar. Pri 28th, 2026

Hyseni: Aneksi i ri i objektit, do të mundësojë kushte më të mira për zjarrfikësit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim Bejtullah Osmani, takuan ekipin e zjarrfikësve të Gjilanit.

“Bashkë biseduam për projektet e realizuara: nga shkallët hidraulike, veturat e reja, sistemi i ngrohjes e deri te sistemi i avancuar i komunikimit, si dhe investime të tjera që kanë përmirësuar dukshëm kushtet e punës”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, theksoi se diskutuan edhe për sfidat e mbetura dhe për finalizimin e aneksit të ri të objektit, që do të mundësojë kushte edhe më të mira për ekipin tonë të zjarrfikësve.

Postime të Ngjashme