Hën. Tet 20th, 2025

Ministrja austriake pas takimit me Osmanin: Stabiliteti, qeverisja e mirë e bashkëpunimi janë kruciale për të ardhmen e Kosovës në BE

Ministrja e shtetit austriak për Evropën, Claudia Plakolm, po qëndron për një vizitë në Kosovë, ku edhe është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Plakolm në profilin e saj zyrtar ka shkruar se kanë biseduar për stabilitetin, qeverisjen e mirë dhe bashkëpunimin rajonal.

Për politikanen austriake të gjitha këto janë të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës në Evropë.

“Kënaqësi të takoj presidenten Vjosa Osmani në Kosovë. Diskutuam rëndësinë e stabilitetit, qeverisjes së mirë dhe bashkëpunimit rajonal. Të gjitha janë thelbësore për të ardhmen e Kosovës në Evropë”, ka shkruar ajo.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *