Mbrëmë, në fshatin Gërnçar, u mbajt tubim madhështor me pjesëmarrje të jashtëzakonshme të qytetarëve, ku përkrahja e deputetes Duda Balje dha një mesazh të qartë për unitet dhe fitore më 12 tetor.
Në fjalën e tij para banorëve, Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, theksoi se puna dhe rezultatet e katër viteve të fundit janë garancia më e mirë për mandatin e dytë: “Katër vite më parë nisëm një rrugë të vështirë, por të ndershme dhe të suksesshme.
Sot, rezultatet janë të dukshme në çdo lagje e në çdo fshat të Komunës sonë”. Ai vlerësoi besimin dhe mbështetjen e banorëve të Gërnçarit: “Gërnçari gjithmonë ka qenë me njerëzit e punës dhe të vlerave. Kjo mbështetje më jep forcë që të vazhdojmë me të njëjtin ritëm edhe në mandatin e dytë”.
Duke përmbyllur tubimin, Kryetari Totaj dha një mesazh të qartë për fitoren e 12 tetorit: “Bashkë po e vazhdojmë rrugën e zhvillimit të Prizrenit. Gërnçari foli qartë – fitorja më 12 tetor është e jona!”