Hën. Tet 20th, 2025

Nipi vrau gjykatësin, kërcënon xhaxhai: Kush e dënon do përballet plumba si Astrit Kalaja! Shteti na preu në besë

Gjovalin Shkambi, xhaxha i Elvis Shkambit, i cili akuzohet për vrasjen e gjykatësit Astrit Kalaja të hënën në sallën e gjyqit, thotë se edhe gjyqtari i cili do të dënojë nipin e vet, do të përballet me të njëjtin fat.

“Edhe gjyqtari që do ta dënojë do të përballet me plumba. Ka 13 vjet që i shkruajmë kryeministrit e të gjithë qeverisë: Na jepni pronën, se ia kemi blerë shtetit! Ai gjyqtar që do ta dënojë ka të njëjtin shpërblim, provat i dhamë. S’na përdhunon kush”, thotë Gjovalin Shkambi, përcjell A2 CNN.

Gjovalini thotë se prona për të cilën palët ishin në gjyq i është blerë shtetit. “Ose të na fusë në burg, se kemi privatizuar pronën gabimisht”, thotë ai.

Edhe pse shton që i kërkon falje familjes Kalaja për humbjen e njeriut të tyre, Gjovalin Shkambi kërcënon gjykatësit e tjerë që do të merren me çështjen e nipit të tij dhe të pronës. “Familjes të të ndjerit gjyqtar i ulem në gjunjë dhe i kërkoj hallallin me kishë e xhami. Por ai që do të dënojë atë djalë, do të gjykohet sikur është gjykuar Astriti (Kalaja). Se e kemi blerë pronën me ligj dhe me rregulla. Kush ta dënojë atë djalë të njëjtën gjë ka, në qoftë edhe Donald Trump, qoftë edhe Papa, s’ka lojë me ne më! I kemi fituar të gjitha gjyqet, e kemi me certifikatë. Të hetojë shteti, se kemi 13 vjet që i shkruajmë Edi Ramës”.

Gjovalin Shkambi thotë gjithashtu se nuk ishte në dijeni të asaj që do të bënte nipi i tij. “Ne nuk kemi qenë në dijeni, se po të ishim në dijeni, nuk kishte ndodhur. Nuk i druhem hakmarrjes, kemi nisur luftë të paparë. Kush e dënon atë djalë, në gjykatë me plumba në sallë të gjyqit, se më ka blerë në besë shteti, se ia kam blerë shtetit”. (A2 Televizion)

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *