Sht. Sht 27th, 2025

Ahmeti: Nga Krojmiri, me përkrahje masive dhe energji të re, drejt fitores së madhe

Kandidati i LDK-së për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, ka zhvilluar sonte takim me banorë të fshatit Krojmir.

Ahmeti tha se në Krojmir po ndërtohet Kulla e Veteranëve të UÇK-së, si dhe janë realizuar edhe projekte të rëndësishme infrastrukturore.

Postimi i plotë:

Sonte në Krojmir

Sonte ishim në Krojmir, në këtë fshat të trimave, dëshmorëve dhe martirëve, ku historia dhe sakrifica gërshetohen me krenari e dinjitet.

Në Krojmir po ndërtohet Kulla e Veteranëve të UÇK-së, si një monument i lavdisë sonë kombëtare, ndërkohë që janë realizuar edhe projekte të rëndësishme infrastrukturore që e bëjnë më të lehtë jetën e banorëve.

Dajt na mirëpritën me zemër të hapur dhe me përkrahjen e tyre të fuqishme treguan qartë besimin dhe vendosmërinë për vizionin tonë përpara.

Nga Krojmiri, me përkrahje masive dhe energji të re, drejt fitores së madhe!

Përtej fjalëve, me punë për Lipjanin

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *