Sht. Sht 27th, 2025

Rubin i gatshëm ta përfundojë sot dëshminë, gjyqtari i Speciales i kërkon të kthehet edhe nesër

Ish-zyrtari i lartë amerikan, dëshmitar kyç në mbrojtje të rastit të Hashim Thaçit dhe të tjerëve, tregoi përkushtim të jashtëzakonshëm gjatë dëshmisë së tij para trupit gjykues në Dhomat e Specializuara.

”Do ta mbaroja sot, nëse është e mundur”, deklaroi ai, madje duke shprehur gatishmërinë për të qëndruar më gjatë dhe për të kërkuar vetë një dhomë hoteli, vetëm që procesi të mos zvarritej.

Gjykatësi: Duhet të ktheheni nesër zoti Rubin.

Rubin: Unë do të mbaroja sot nëse është e mundur. Do të ishte më e lehtë për mua, për sa kohë do të keni nevojë për mua.

Gjykatësi: Kemi nevojë për më shumë kohë.

Rubin: Unë do të qëndroja, nëse është nevoja. Atëherë do të duhej të gjejë një dhomë hoteli.

Gjykatësi: Po, duhet të qëndroni dhe të ktheheni nesër.

Rubin: Do të përpiqemi të jemi sa më efikas

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *