Pas diskutimeve dhe mbajtjes së fjalës nga deputetët e mazhorancës dhe opozitës për rendin e ditës dhe hedhjen në votim ndryshimet e propozuara për rregulloren e Kuvendit, ka nisur votimi.
Sapo është çelur votimi me elektronikë dhe kartonë, opozita është larguar nga salla, pasi siç e kanë deklaruar më parë nuk pranojnë se këto projektvendime të kalojnë me procedurë të përshpejtuar.
Sipas tyre Kushtetuta kërkon që për këto ndryshime, të ketë një afat të caktuar për diskutime.
Kështu mazhoranca ka miratuar në tërësi me 79 vota ndryshimet, ku mes tyre janë dhe ngritja e 11 komisioneve parlamentare të përhershme, nga 8 që janë aktualisht.