Enj. Nën 26th, 2026

Fenerbahçe fiton miliona falë Muriqit, ja sa përfitoi nga triumfi në Champions

Vedat Muriqi ishte protagonist i një fitoreje me rëndësi të dyfishtë për Fenerbahçen, duke i siguruar skuadrës turke jo vetëm tri pikë të rëndësishme në Ligën e Kampionëve, por edhe të ardhura të konsiderueshme financiare.

Fenerbahçe e mposhti Shakhtar Donetskun me rezultat 1-0 në Angli, në kuadër të javës së pestë të Ligës së Kampionëve, falë golit të sulmuesit kosovar, i cili u shndërrua në vendimtarin e kësaj përballjeje.

Sipas mediumit turk “Sabah”, kjo fitore i solli klubit edhe 2.1 milionë euro të tjera si bonus për suksesin e arritur në garën më prestigjioze evropiane për klube.

Fenerbahçe kishte përfituar më herët 18.62 milionë euro nga pjesëmarrja në fazën e ligës, ndërsa dy barazimet e regjistruara deri në këtë fazë i kishin siguruar edhe 1.4 milionë euro shtesë.

Me fitoren ndaj Shakhtarit, klubi turk ka arritur në 5.6 milionë euro të ardhura nga bonuset e rezultateve në fazën e ligës, duke e çuar në një nivel tjetër rëndësinë e golit të Vedat Muriqit.

Për sulmuesin kosovar, ky është një tjetër moment i rëndësishëm në aventurën evropiane, pasi kontributi i tij po përkthehet jo vetëm në rezultate sportive, por edhe në përfitime të mëdha financiare për klubin.

Postime të Ngjashme