Mër. Nën 25th, 2026

Lojërat mesdhetare “Prishtina 2030” në pikëpyetje, KOK-u ftohet në një takim urgjent në Athinë

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) është ftuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) në një takim që do të mbahet më 3 dhe 4 dhjetor në Athinë të Greqisë.

Në këtë takim pritet të diskutohen ngecjet dhe sfidat në organizimin e lojërave mesdhetare “Prishtina 2030”, të cilat janë paraparë të mbahen në Kosovë.

Pas përfundimit të takimit, drejtuesit e KOK-ut do të raportojnë para KO të lojërave mesdhetare “Prishtina 2030” lidhur me diskutimet e zhvilluara dhe hapat që duhet të ndërmerren në vazhdim.

Pavarësisht vështirësive të paraqitura, KOK-u ka ritheksuar përkushtimin e tij që kjo ngjarje e madhe sportive të organizohet në Kosovë.

Në reagimin e tij, KO ka theksuar se suksesi i Lojërave Mesdhetare 2030 do të varet nga angazhimi dhe përgjegjësia e të gjitha institucioneve të përfshira.

Takimi në Athinë pritet të jetë i rëndësishëm për të ardhmen e projektit madhor sportiv që synon ta vendosë Kosovën në qendër të vëmendjes sportive mesdhetare.

Postime të Ngjashme