E MËRKURË – 25.11.2026
KOSOVË
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.. Vranësirat vende – vende mund të sjellin riga të dobëta shiu Në mëngjes parashihen ngrica.
Tmin -8 deri -4°C | Tmax 2 deri 6°C
Era: Juglindje 1-4m/s.
SHQIPËRI
Pas një dite me kthjellime dhe temperatura të ulëta, Shqipëria pritet të përfshihet sërish nga kushte atmosferike të paqëndrueshme gjatë së mërkurës.
Orët e para të mëngjesit do të karakterizohen nga kthjellime dhe temperatura të ulëta, ndërsa me kalimin e orëve pritet shtim gradual i vranësirave.
Gjatë ditës do të mbizotërojë moti i vranët, me intervale të shkurtra kthjellimesh, ndërsa mundësia për reshje shiu do të rritet gjatë mbrëmjes dhe natës. Temperaturat pritet të shënojnë rritje në orët e mesditës krahasuar me një ditë më parë. Në Tiranë, termometri parashikohet të luhatet nga 4 deri në 17 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi juglindor, me shpejtësi rreth 15 kilometra në orë në kryeqytet.
MAQEDONI E VERIUT
Mëngjesi do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë, ndërsa gjatë ditës moti do të karakterizohet me vranësira të ndryshueshme. Kah fundi i ditës dhe gjatë natës, në pjesët perëndimore priten reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes. Temperatura minimale minus 11 ndersa maksimalja 12 grade celcius.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe më i ftohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugut.

