Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) janë mobilizuar për rikthimin në operim të bllokut B1 të Termocentralit Kosova B.
Sindikata e Re e KEK-ut ka bërë të ditur se punimet po vazhdojnë edhe në orët e vona, duke vlerësuar përkushtimin e punëtorëve për rikthimin e njësisë prodhuese në funksion.
Sindikata ka veçuar angazhimin e Elbasan Nebihit, saldues në Termocentralin Kosova B dhe anëtar i kësaj sindikate.
“Këta janë punëtorët që, pavarësisht lodhjes dhe sfidave, japin maksimumin për KEK-un dhe sigurinë energjetike të vendit”, thuhet në njoftim.
Sindikata ka shprehur mirënjohje për të gjithë punëtorët e angazhuar, duke vlerësuar profesionalizmin dhe përgjegjësinë e tyre.
“KEK-u është shtëpia jonë, ndërsa punëtorët janë shtylla e saj!”, thuhet në njoftim.
Në njoftimin e sindikatës nuk është specifikuar se kur pritet të rikthehet në operim blloku B1.

