FIFA ka konfirmuar SHBA-në, Meksikën, Kosta Rikën dhe Xhamajkën si nikoqire të përbashkëta të Botërorit 2031 në futbollin e vajzave, ndërsa Mbretëria e Bashkuar do ta organizojë edicionin e vitit 2035.
Të dyja kandidaturat u miratuan pa kundërshtime në kongresin e jashtëzakonshëm të FIFA-s, pa pasur nevojë për votim.
Botërori 2031 do të jetë i pari me 48 kombëtare dhe i pari që organizohet nga katër shtete. Edicioni i vitit 2035 do të mbahet në Angli, Skoci, Uells dhe Irlandë të Veriut, me të njëjtin format garash.
Ndërkohë, Botërori i vitit 2027 do të zhvillohet në Brazil, nga 24 qershori deri më 25 korrik, me pjesëmarrjen e 32 kombëtareve.
Shorti do të hidhet më 11 dhjetor në Rio de Zhanejro.

