Mar. Nën 24th, 2026

S’ka para për të paguar rrymën, ngarkohet edhe me tarifë për rikyçje – Kërçeli kundërshton ZRRE-në

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 100

Tarifat për shkyçjen dhe rikyçjen e konsumatorëve në rrjetin elektrik kanë nxitur diskutime në Komisionin parlamentar për Ekonomi.

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), Driton Gojani, gjatë raportimit para deputetëve, bëri të ditur se legjislacioni që rregullon këto tarifa është në proces të rishqyrtimit.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, kundërshtoi tarifat për shkyçje dhe rikyçje, duke argumentuar se ato rëndojnë edhe më shumë

gjendjen financiare të qytetarëve që nuk kanë mundësi të paguajnë faturat e energjisë elektrike.

Ai kërkoi që tarifat të përcaktohen duke marrë për bazë çmimet në vendet e rajonit.

“Një konsumatori i është ndërprerë rryma për arsye se nuk ka pasur me pagu 20 euro, ai s’ka pasë me pagu 25 euro na shkojmë ja bojmë 34 euro për shkyqje dhe kyqje. Mendoj se nuk është e drejtë dhe duhet me u bazu në cmimet në rajon dhe me kursy xhepin e qytetarit”.

Në përgjigje, Gojani sqaroi se të ardhurat që operatori siguron nga shkyçjet dhe rikyçjet zbriten nga të ardhurat e tij dhe u kthehen konsumatorëve.

“Çdo e ardhur që vjen prej shkyqjeve dhe rikyqjeve i minusohet operatorit në fund dhe i kthehet konsumatorit. Çdo e ardhur e parregulluar i kthehet qytetarit”, tha ai gjatë raportimit në Komisionit për Ekonomi.

Postime të Ngjashme