Mar. Nën 24th, 2026

“Rrugët e Maqedonisë”: Të gjitha rrugët janë të kalueshme, mjegull në Kodrën e Diellit

Trafiku në rrugët shtetërore këtë mëngjes po zhvillohet pa ndalesa ose vonesa, dhe të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme. Dukshmëria është e zvogëluar për shkak të mjegullës nga 50 deri në 60 metra në rrugën nga fshati Lisec deri në Kodrën e Diellit.

NP “Rrugët e Maqedonisë” informon se në vendet më të larta në pjesët perëndimore të vendit rrugët janë të lagura, ndërsa në rajonet e tjera janë kryesisht të thata.

Kompania paralajmëron se në rrugët që kalojnë nëpër gryka dhe prerje, janë të mundshme rrëshqitje të vogla dheu dhe apelon te shoferët të ngasin me kujdes, të respektojnë sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe ta përshtatin shpejtësinë e tyre me kushtet e rrugës.

Ekipet e kujdestarisë së NP “Rrugët e Maqedonisë”, siç thuhet, janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të gjitha rrugët të kalueshme

Postime të Ngjashme