Mar. Nën 24th, 2026

Moti sot, mëngjesi me ngrica, gjatë ditës me vranësira të shpërndara

🌤️ E MARTË – 24.11.2026

KOSOVË

Mot me vranesira të shpërndara dhe me diell.Në mëngjes parashihen ngrica dhe mjegull
🌡️ Tmin -5 deri -3°C | Tmax 3 deri 6°C
💨 Era: Jugperendimi · 1–5m/s.

SHQIPËRI

Pas ditëve me reshje shiu dhe mot të paqëndrueshëm, e marta, pritet të sjellë një përmirësim të ndjeshëm të kushteve atmosferike në Shqipëri. Pjesa më e madhe e territorit do të karakterizohet nga moti i kthjellët dhe intervale të gjata me diell, ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie, veçanërisht gjatë mëngjesit dhe natës.Në zonat veriore, pritet mot kryesisht i kthjellët, me temperatura maksimale rreth 11-14 gradë Celsius. Edhe në zonat verilindore dhe malore do të ketë përmirësim të kushteve atmosferike, por temperaturat e mëngjesit do të jenë të ulëta.Në Shqipërinë e Mesme, pritet mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë rreth 12-13 gradë Celsius, ndërsa minimalet do të zbresin në 3-6 gradë në zonat e brendshme.Edhe jugu i vendit do të përfshihet nga moti i qëndrueshëm. Në Vlorë dhe Sarandë temperaturat maksimale pritet të lëvizin nga 14 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa reshje të konsiderueshme nuk parashikohen.Më i ndjeshëm do të jetë i ftohti në zonat juglindore. Në Korçë temperaturat minimale mund të zbresin deri në -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë rreth 10 gradë.Gjatë orëve të mbrëmjes pritet ulje e mëtejshme e temperaturave, veçanërisht në zonat malore dhe luginat e brendshme, ku mund të krijohen kushte për ngrica lokale.

MAQEDONI E VERIUT

Mot me diell dhe më i ftohtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa vende-vende përgjatë luginës së Vardarit, herë pas here do të ketë erë më të fuqishme nga drejtimi veriperëndimor. TEMPERATURA ME E ULET -6 NDERSA ME E LARTA 12 GRADE CELCIUS.

Në Shkup, mot me diell dhe më i ftohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.

 

Postime të Ngjashme