Hën. Nën 23rd, 2026

Tre persona të ndaluar në Kamenicë, dyshohet se kaluan ilegalisht kufirin Serbi–Kosovë

Tre persona janë ndaluar në fshatin Tërstenë të Kamenicës, nën dyshimin për kalim të paautorizuar të kufirit Serbi–Kosovë.

Sipas raportit të policisë, të ndaluarit janë dy shtetas serbë dhe një shtetas kosovar, të cilët dyshohet se me një automjet kanë kaluar ilegalisht vijën kufitare.

“Fsh.Tërstenë, Kamenicë 22.11.2026-11:05. Janë ndaluar tre të dyshuar dy meshkuj serb dhe një mashkull kosovar pasi që të njëjtit me automjet dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e policisë.

Postime të Ngjashme