Ministria e Mbrojtjes ka dhënë kontratën për sigurimin shëndetësor dhe aksidental të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Vlera e përgjithshme e kontratës është 103,997.50 euro, ndërsa kohëzgjatja është 36 muaj,.
Kontrata kishte vlerë të parashikuar prej 171 mijë eurosh, ndërsa oferta fituese ishte ajo me çmimin më të ulët. Dokumenti tregon se oferta më e lartë e përgjegjshme ishte 155,848.80 euro.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, qëllimi i kontratës është sigurimi shëndetësor dhe aksidental për nevojat e FSK-së, me synim rritjen e operacionalitetit dhe efikasitetit në kryerjen e detyrave të saj
B08-Njoftim-per-dhenje-te-kontrates-5

