Die. Nën 22nd, 2026

U mbajt për herë të parë në Kosovë, përmbyllet me sukses “European Defense Tech Hackathon”(Maratona Evropiane e Inovacionit në Teknologjinë e Mbrojtjes.)

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se pas tre ditësh me aktivitete, sot është përmbyllur gara ndërkombëtare “European Defense Tech Hackathon”.(Gara Evropiane e Inovacionit në Teknologjinë e Mbrojtjes.)

Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci bëri të ditur se kjo garë u mbajt për herë të parë në Kosovë, nën patronatin e Ministrisë së Mbrojtjes, në bashkëorganizim me Innovation Centre Kosovo (ICK) (Qendra e Inovacionit në Kosovë.)
dhe European Defense Tech Hub (EDTH), (Qendra Evropiane për Teknologjinë e Mbrojtjes)

 

“Në ceremoninë përmbyllëse pata kënaqësinë t’i falënderoj të gjitha ekipet pjesëmarrëse dhe organizatorët për punën dhe angazhimin e tyre gjatë këtyre tri ditëve”.

“Në fund, ndamë edhe çmimet për tre ekipet fituese, por për mua secili ekip që mori pjesë ishte fitues. Ishte kënaqësi të shihja nga afër idetë dhe zgjidhjet që u prezantuan, si dhe potencialin që kanë të rinjtë për të kontribuar në zhvillimin e teknologjisë në fushën e mbrojtjes”, ka shkruar ai.

Postime të Ngjashme