Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në orët e para të së shtunës në Gjakovë.
Sipas raportit policor, i dyshuari kishte shkuar në shtëpinë e axhës së gruas së tij, me qëllim që të bisedonte me të. Gruaja, e cila dyshohet se kishte ikur nga dhuna sistematike e bashkëshortit, ndodhej në atë shtëpi.
Gjatë incidentit, i dyshuari dyshohet se ka sulmuar me thikë axhën e gruas.
Si i dyshuari, ashtu edhe viktima kanë pranuar tretman mjekësor.
Policia ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa gjatë kontrollit tek ai janë konfiskuar tri thika.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar.

