Mër. Nën 18th, 2026

Ambasadori gjerman viziton Obiliqin, diskutohet mbështetja e projekteve komunale

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin ka diskutuar mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjen e projekteve komunale.

Thaçi ka bërë të ditur se në takim, ku morën pjesë edhe anëtarë të kabinetit të tij, është biseduar për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet komunës dhe përfaqësisë diplomatike gjermane.

Sipas kryetarit të Obiliqit, ambasadori Rudolph ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur komunën dhe për të zgjeruar bashkëpunimin në të ardhmen.

“Së bashku me pjesëtarë të kabinetit tim, zhvilluam një takim miqësor me Ambasadorin Rudolph, ku biseduam për mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjen e projekteve në të mirë të komunës sonë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ai ka falënderuar ambasadorin gjerman për vizitën dhe gatishmërinë për bashkëpunim.

“Ambasadori shprehu gatishmërinë për të na mbështetur dhe për të forcuar bashkëpunimin në të ardhmen”, ka theksuar Thaçi.

Postime të Ngjashme