Enj. Nën 19th, 2026

Moti sot: Erëra të forta, vranët dhe me riga shiu, paralajmërimi i IHMK-së

🌧️ E ENJTE – 19.11.2026

KOSOVË

IHMK
Mot kryesisht i vranët dhe me riga të here pas hershme të shiut.
🌡️ Tmin 4 deri 9°C | Tmax 15 deri 20°C
💨 Era: Jugperendimi 1-6m/s

 

Azhurim nga Instituti Hidrometeorologjik i  Kosovës

 

🌧️💨 E enjte, 19 nëntor 2026
Parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, kryesisht i vranët, me reshje të lehta shiu dhe intervale me ndërprerje. Kjo ditë pritet të karakterizohet nga paqëndrueshmëria më e theksuar atmosferike, veçanërisht nga erërat e forta.
🌡️ Temperaturat: Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 15°C deri në 18°C, vlera relativisht të larta për këtë periudhë të nëntorit.
🌬️ Era: Do të fryjë erë e fortë nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor, me shpejtësi 30–45 km/h, ndërsa gjatë rafaleve mund të arrijë shpejtësi edhe më të larta. Intensiteti më i madh i erës pritet nga mesdita deri në orët e mbrëmjes.
🌧️ Reshjet: Parashihen reshje të lehta shiu, me sasi që lokalisht mund të arrijnë rreth 1 mm brenda tri orëve.
📉 Presioni atmosferik: Pritet të zbresë deri në rreth 999 hPa. Në orët e vona të ditës parashihet kalimi i një fronti atmosferik, i cili do të ndikojë në ndryshimin e drejtimit të erës.
⚠️ Kujdes: Për shkak të erërave të forta, qytetarët këshillohen të sigurojnë objektet e lehta në hapësirat e jashtme. Kujdes i veçantë rekomandohet për tabelat reklamuese, skelat e ndërtimit dhe gjatë qarkullimit rrugor, sidomos në hapësira të hapura.

SHQIPËRI

SHMU
🌧️ Ditën e sotme vendi do te ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Moti  me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiut  prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Në orët e mesditës dhe pasdite në veriperëndim reshje shiu me intensitet deri mesatar. Temperatura me e ulet 11 ndersa me e larta 23 grade celcius. 🌬 Era me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut 8m/s, ndërsa përgjatë bregdetit deri 18m/s. 🌊Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.

MAQEDONI E VERIUT 

IHM

Mot i ndryshueshëm me vranësira, në disa vende me reshje të herëpashershme shiu. Në pjesët perëndimore reshjet do të jenë më të dendura (mbi 15 l/m²). Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar, ndërsa në disa pjesë të perëndimit herë pas here e fortë, nga drejtimi jugperëndimor (mbi 80 km/h). Temperatura me e ulet 6 ndersa me e larta 22 grade celcius.

Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira dhe intervale të herëpashershme me diell. Kah fundi i ditës pritet të ketë kushte për reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në disa pjesë të luginës herë pas here e përforcuar, nga drejtimi jugor.

Postime të Ngjashme