Mër. Nën 18th, 2026

Hoti takohet me ish-komandantët e UÇK-së nga Lugina

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, është takuar me kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Bejtullah Bejtullahu.

Në takimin në Bujanoc mori pjesë edhe ish-komandanti i UÇK-së në zonën operative të Karadakut, Ahmet Isufi, si dhe ish-komandanti i UÇPMB-së, Shefket Musliu, .

Ministria ka bërë me dije se palët diskutuan për çështje me interes për kategoritë e luftës nga këto zona.

Bëhet e ditur se ministri Hoti i njoftoi për planet, nismat dhe politikat që do të adresojë Ministria në mandatin e ri.

Postime të Ngjashme