Mër. Nën 18th, 2026

“S’merrna me ty hiç”, “Rast i randë je ti”/ Rrahmani dhe Baloku përplasen në komisionin hetimor për rastin e Arlindës

Në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës po mbahet mbledhja e Komisionit hetimor për trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt.

Derisa në komision pritet të raportojë punonjës të Qendrës për Punë Sociale në Pejë dhe kryetari i komunës, Gazmend Muhaxheri, dy anëtarë të komisionit janë përplasur mes vete.

Bëhet fjalë për deputetin e PDK-së, Eman Rrahmani, dhe atë të LVV-së, Armend Baloku,.

Derisa Rrahmani e ka akuzuar Balokun se partia e tij e ka politizuar rastin e Arlinda Zekajt, Baloku u shpreh se Rrahmani nuk e njeh mirë punën e mazhorancës.

Fjalë pas fjale, dy deputetët kanë eskaluar debatin me akuza e kundërakuza, duke e shpërngulur vëmendjen nga rasti për të cilin janë mbledhur.

Postime të Ngjashme