Mar. Nën 17th, 2026

Dardanët stërviten “lehtë” pak orë para ndeshjes me Irlandën

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar paraditen e sotme një seancë të lehtë stërvitore në Dublin, në prag të përballjes së rëndësishme ndaj Irlandës, në kuadër të edicionit aktual të Ligës së Kombeve.

Dardanët janë duke u përgatitur me përqendrim dhe motivim maksimal për këtë sfidë, e cila mund të jetë vendimtare për pozitën e dytë në Grupin B3 dhe për objektivin e tyre në këtë edicion të garës.

Përzgjedhësi Franco Foda dhe stafi i tij kanë në fokus përgatitjen e skuadrës për një ndeshje me rëndësi të veçantë, ku çdo detaj mund të jetë përcaktues.

Kosovës i mjafton një barazim në Dublin për ta siguruar pozitën e dytë në grup, ndërsa një fitore do t’i mundësonte ta përmbyllte këtë fazë me tri pikë të tjera të rëndësishme.

Ndeshja Irlandë – Kosovë zhvillohet sonte në stadiumin “Aviva” në Dublin, me fillim nga ora 20:45.

KosovaPress

Postime të Ngjashme