Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi në Gjakovë
Bazuar në njoftimin e Inspektoratit, për shkak të mungesës së masave të nevojshme për garantimin e sigurisë së punëtorëve, janë nxjerrë vendime për ndalimin e përkohshëm të punimeve në të dy objektet, deri në eliminimin e parregullsive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës,.
“Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi për sigurinë dhe shëndetin në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të punëtorëve”.

