Mar. Nën 17th, 2026

Mblidhen katër komisione parlamentare

Gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës pritet të mblidhen 4 komisione parlamentare

Fillimisht në ora 11:00 Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë pret në takim Borut Blaj, Ambasador i Republikës së Sllovenisë në Kosovë.

Në ora 12:00 mblidhet Komisioni për Arsim dhe Shkencë diskuton për Arsimin e Lartë Privat në Kosovë.

Duke filluar nga ora 13:00 Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes pret në takim Jonathan Hargreaves, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës.

Dhe në fund duke filluar nga ora 15:30 Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion shqyrton Raportin Vjetor të Punës së Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) për vitin 2025, të ftuar Bordi i KPMM-së.

Postime të Ngjashme