Një aksident rëndë trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, përkatësisht në segmentin Suharekë–Prishtinë. Në aksident raportohet për katër persona të lënduar.
Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili tha se referuar informacioneve nga tereni, ju konfirmojë se një aksident trafiku me përfshirjen e tri automjeteve është raportuar rreth orës 14:00, ne autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” km 40, në Duhël të Suharekës.
“Në aksident raportohet per katër persona të lënduar, ndërsa per shkallen e lëndimeve të tyre mund të ju adresoheni shërbimeve shëndetësore. Ekipet relevante kane dal ne vendin e ngjarjes ndërsa Njësia per kontroll ne Autostrada është marr me rastin dhe po kryen hetime lidhur me shkaktaret e këtij aksidenti”, tha Hoxha për KosovaPress.
Ai ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të jenë vigjilent në respektimin e shenjave të trafikut dhe përshtatjen e shpejtësisë se lëvizjes me atomjete me kushtet në rrugë, në te kundërtën Policia e Kosovës me njësitet e saj ne teren po ndërmerr dhe do te ndërmerr masa rigoroze ne zbatimin e ligjit të trafikut dhe masat e parapara që parashihen në të.

