Kombëtarja e Shqipërisë zhvillon sot një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës së Kombeve, teksa përballet me Bjellorusinë në kuadër të xhiros së fundit të Grupit C1.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Rolando Maran hyn në këtë përballje si kryesuese e grupit me 12 pikë, ndërsa Bjellorusia renditet në vendin e dytë me 10 pikë. Pas tyre vijnë Finlanda me 4 pikë dhe San Marino pa pikë.
Shqipërisë i mjafton edhe një barazim për të siguruar vendin e parë dhe promovimin në Ligën B të Ligës së Kombeve. Në rast të humbjes, Bjellorusia do ta parakalonte në renditje dhe kuqezinjtë do të duhej të luanin në fazën e plejofit për të mbrojtur vendin në Ligën C.
Shqipëria vjen në këtë takim pas një fitoreje të rëndësishme 2-0 ndaj Finlandës, në ndeshjen e zhvilluar më 12 nëntor. Ky rezultat i dha kuqezinjve tri pikë të vlefshme dhe i afroi edhe më shumë me objektivin e madh.
Ndërkohë, Bjellorusia në ndeshjen e saj të fundit mposhti San Marinon me rezultatin 2-0, duke ruajtur shpresat për ta mbyllur grupin në vendin e parë.
Në prag të kësaj sfide, trajneri Rolando Maran e ka vlerësuar Bjellorusinë si kundërshtarin që e ka vënë më shumë në vështirësi Shqipërinë gjatë këtij grupi, por ka theksuar se skuadra është e përgatitur dhe e vendosur për të dhënë maksimumin.
Sa i përket mungesave, Shqipëria nuk do të ketë në dispozicion Ylber Ramadanin, i cili është i pezulluar për shkak të kartonëve të verdhë. Ndërkohë, gjendja e Ernest Muçit mbetet për t’u vlerësuar deri në momentin e ndeshjes, pasi futbollisti kishte pasur shqetësime fizike

