Një ditë pas erërave të fuqishme që shkaktuan dëme materiale në Drenas, disa hapësira vazhdojnë të mbeten të rrethuara me shirita sigurie.
Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga DrenicaOnline, në zonën e prekur ka dëmtime në objekte, ndërsa shiritat e sigurisë vazhdojnë të qëndrojnë të vendosur.
DrenicaOnline sjell pamje nga gjendja në terren një ditë pas erërave të fuqishme.

