Kombëtarja shqiptare U-19 ka arritur një sukses të rëndësishëm në rrugëtimin drejt Kampionatit Europian U-19 “Çeki 2027”, duke siguruar ngjitjen në Ligën A.
Kuqezinjtë kanë triumfuar me rezultatin e pastër 4-0 ndaj Armenisë, duke përsëritur të njëjtin rezultat edhe në përballjen ndaj Qipros. Me dy fitore bindëse dhe pikë të plota, Shqipëria ka siguruar vendin e parë në grup.
Protagonistë në fitoren ndaj Armenisë ishin Muslika dhe Vukaj, të cilët shënuan nga një gol, ndërsa Kulla realizoi dy herë, duke vulosur suksesin e kuqezinjve.
Ky rezultat konfirmon paraqitjen fantastike të Shqipërisë U-19, e cila tashmë ngjitet në Ligën A dhe vijon me besim të plotë rrugëtimin drejt Europianit “Çeki 2027”.

