Një vajzë e mitur ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi aksidentalisht ka rënë nga një veturë në lëvizje në fshatin Reqan të Suharekës.
Si pasojë e rënies, e mitura ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“Fsh. Reqan, Suharekë 11.11.2026-14:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa ka qenë në rrugë me veturën e tij për bartjen e mallrave, në veturë ka qenë edhe viktima e mitur femër kosovare, e cila aksidentalisht ka rënë nga vetura e cila ishte në lëvizje. Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhte në raportin e policisë.

