Një përleshje e rëndë mes dy grupeve të të miturve ka ndodhur të mërkurën në rrugën “Zija Shemsiu” në Gjilan, ku dy persona kanë mbetur të lënduar.
Sipas policisë, në përleshje dyshohet se kanë marrë pjesë nëntë të mitur, ndërsa gjatë incidentit janë përdorur mjete të ftohta.
Si pasojë, dy të mitur kanë pësuar lëndime trupore. Njëri është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ndërsa tjetri në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 24 orë.
Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë dhe pjesëmarrje në rrahje”.

