Enj. Nën 12th, 2026

Arrestohet një shtetas turk në Prishtinë, dyshohet se keqpërdori kartelat bankare të të huajve për blerje online

Një shtetas i Turqisë është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin se ka ndërhyrë në sisteme kompjuterike dhe ka keqpërdorur kartelat bankare të shtetasve të huaj për të kryer blerje të ndryshme online.

Sipas policisë, gjatë operacionit janë sekuestruar dy kompjuterë, dy telefona celularë, dy USB dhe disa dokumente të tjera që ndërlidhen me rastin.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “Hyrje e paautorizuar kompjuterike dhe lëshim i çeqeve pa mbulesë”.

Postime të Ngjashme