Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka qortuar deputetët për zhurmën në sallë gjatë seancës së jashtëzakonshme, ku po diskutohet Raporti i Progresit të Komisionit Evropian.
Ajo u ka kërkuar deputetëve të ruajnë qetësinë, duke theksuar se zhurma po ua vështirëson të tjerëve mbajtjen e fjalimeve.
“Ju kisha lutur për qetësi në sallë, për shkak se ka shumë zhurmë dhe i pengon deputetët të flasin, për sa kohë ka shumë zhurmë në sallë. Ju kisha lutur, me mirëkuptim, ta keni parasysh këtë vërejtje”, tha ajo./KosovaPress/

