Hën. Nën 9th, 2026

Komisioni Hetimor mban sot mbledhjen lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje do të mbajë mbledhje sot.

Në rend dite të mbledhjes janë plotësim-ndryshimi i planit të punës dhe kalendarit të aktiviteteve, hartimi i listës preliminare të dokumenteve që do t’u kërkohen institucioneve relevante, si dhe miratimi i buxhetit të komisionit.

Mbledhja nis nga ora 13:00. Përveç këtij komisioni, të hënën do të mblidhen edhe tri komisione të tjera parlamentare

Postime të Ngjashme