E HËNË – 09.11.2026
Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Në mëngjes në shumë zona parashihet të ketë mjegull në orët e hershme të mëngjesit. Tmin 1°C – 4°C | Tmax 6°C – 11°C Era: juglindja 1–4 m/s.
SHQIPËRI
Për ditën e Hënë vendi do të ndikohet nga t kushte atmosferike tw paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimi (diell). Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohet të jenë prezente në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit. Gjatë ditës reshjet parashikohen të të herëpashershme me intensitet të ulët; hera – herës shtrëngata afatshkurtra kryesisht në
qendër e jug. Pas orëve të mesditës reshjet mbeten prezente por me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore në juglindje e lokalisht në veri. Temperatura me e ulet 4 grade ndersa me e larta 17 grade celcius.
Era pritet të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 15 m/s.
Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.
MAQEDONI E VERIUT
Moti do të jetë pjesërisht i vranët, me reshje të herëpashershme lokale të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor, më e theksuar përgjatë luginës së Vardarit. Temperatura me e ulet 0 grade ndersa me e larta 13 grade celcius.
Në Shkup, moti do të jetë pjesërisht i vranët, me reshje të herëpashershme të shiut me intensitet të dobët. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshueshme.