Aktivisti Blert Morina ka bërë të ditur se e ka paraqitur në Inspektoratin Policor të Kosovës rastin lidhur me një incident të ndodhur para disa ditësh në afërsi të monumentit NEWBORN në Prishtinë.
Morina pretendon se gjatë ngjarjes është penguar nga një zyrtar policor, i cili, sipas tij, nuk kishte numër identifikues.
Ai ka bërë të ditur se ankesa lidhet me pjesëtarë të mbrojtjes së afërt të kryeministrit Albin Kurti.
Morina tregoi se ishte pjesë e aksionit simbolik në shenj proteste për rastin e Arlinda Zekajt.

