Mar. Nën 3rd, 2026

Raste të shumta të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve

Shifra shqetësuese të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në disa qytete të Kosovës, përfshirë Lipjanin, Prishtinën, Pejën, Klinën dhe Gjakovën.

Në mesin e rasteve të raportuara ka pasur përleshje mes dy personave, kanosje me thikë dhe ushtrim të dhunës ndaj viktimave femra dhe meshkuj.

Në shumicën e rasteve, të dyshuarit janë arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje. Ndërsa në rastin e raportuar në Lipjan, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit.

Rastet e cilësuara dhunë në familje të raportuara nga policia e Kosovës:

“Lipjan / 02.11.2026 – 13:45. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje dyshohet se ishin përleshur ndërmjet vete. Të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

Prishtinë / 02.11.2026 – 18:24. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kanosur me thikë viktimën femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe tek i njëjti gjatë kontrollit është gjetur një thikë dhe një sasi prej 0.36 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë / 01.11.2026 – 14:00. Lidhur me rastin, më 02.11.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Pejë / 01.11.2026 – 15:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Klinë / 02.11.2026 – 14:45. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjakovë / 02.11.2026 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj dy viktimave një femre dhe një mashkulli kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje

Postime të Ngjashme