Hën. Nën 2nd, 2026

Krerët shtetërorë nderojnë heronjtë Afrim Zhitia e Fahri Fazliu

Presidentja Justina Shiroka Pula dhe kryeministri Albin Kurti, bënë sot homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Velani, në 37-vjetorin e rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia e Fahri Fazliu.

Me këtë rast, presidentja Shiroka Pula nderoi jetën dhe veprën e dy atdhetarëve, duke theksuar se sakrifica e tyre mbetet pjesë e pandashme e historisë së përpjekjes së Kosovës për liri.

“Ata nuk e pritën ditën e lirisë, por dhanë jetën që ajo ditë të vinte. Emrat e tyre mbeten të lidhur përgjithmonë me këtë liri dhe me përgjegjësinë tonë për ta bërë Kosovën siç deshën dhe për të cilën u flijuan”, ka theksuar ajo.

Homazhe me rastin e 37-vjetorit të rënies së heronjve të kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, sot kanë bërë edhe kryetari i Prishtinës Përparim Rama dhe Ramush Haradinajn nga Aleanca.

Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu ranë heroikisht më 2 nëntor 1989, pas një përballjeje të pabarabartë me forcat serbe në Bregun e Diellit në Prishtinë.

Postime të Ngjashme