Aleanca ka reaguar ndaj humbjes së 43.8 milionë eurove nga fondet e Bashkimit Evropian, duke e cilësuar këtë si dëshmi të paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së Qeverisë.
“Përderisa çmimet rriten çdo ditë e bizneset po mbyllin dyert, Qeveria shënon edhe një dështim të radhës, humbjen e 43.8 milionë eurove nga fondet e Bashkimit Evropian”, thuhet në reagimin e Aleancës.
Sipas Aleancës, humbja e këtyre fondeve nuk mund të konsiderohet gabim apo vonesë burokratike, por papërgjegjshmëri dhe goditje e drejtpërdrejtë ndaj të ardhmes së Kosovës.
Aleanca ka kritikuar gjithashtu Qeverinë për dështimet në ekonomi, degradimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe izolimin diplomatik.
“Për fat të keq, faturën e këtij dështimi total nuk e paguajnë dështakët qeveritarë, por qytetarët e Kosovës!”, përfundon reagimi.

