INSTITUTI HIDROMETEOROLOGJIK I KOSOVËS
PERIUDHA: 2–6 nëntor 2026
PËRMBLEDHJE METEOROLOGJIKE
Gjatë periudhës 2–6 nëntor 2026, moti pritet të karakterizohet kryesisht me vranësira, të cilat kohë pas kohe do të shoqërohen me reshje lokale shiu. Reshjet më të theksuara parashihen ditën e martë, kur në viset e larta priten reshje të përziera shiu dhe bore.
Në përgjithësi, java do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe të freskët, me reshje të herëpashershme shiu. Ditën e premte pritet përmirësim gradual i kushteve meteorologjike, me intervale me diell.
PARASHIKIMI DITOR
E HËNË – 02.11.2026
* Tmin: 1–4 °C
* Tmax: 5–11 °C
E MARTË – 03.11.2026
* Tmin: 0–3 °C
* Tmax: 6–8 °C
E MËRKURË – 04.11.2026
* Tmin: 1–3 °C
* Tmax: 5–9 °C
E ENJTE – 05.11.2026
* Tmin: 0–3 °C
* Tmax: 5–8 °C
E PREMTE – 06.11.2026
* Tmin: -1–2 °C
* Tmax: 7–11 °C
KUSHTET BIOMETEOROLOGJIKE
Gjatë periudhës 2–6 nëntor 2026, kushtet biometeorologjike do të jenë kryesisht mesatarisht të pafavorshme, si pasojë e motit të vranët, reshjeve të herëpashershme dhe temperaturave relativisht të ulëta. Ndryshimet e temperaturës dhe lagështia e shtuar e ajrit mund të ndikojnë në mirëqenien e personave të ndjeshëm ndaj ndryshimeve atmosferike, veçanërisht te personat me sëmundje kronike, reumatike dhe të sistemit të frymëmarrjes.
Duke pasur parasysh se nuk priten ndryshime të theksuara në fushën termike dhe temperaturat maksimale do të mbeten relativisht të ulëta, rekomandohet përdorimi i veshjeve më të ngrohta gjatë kësaj periudhe.
KUSHTET AGROMETEOROLOGJIKE
Kushtet agrometeorologjike gjatë kësaj periudhe do të jenë përgjithësisht të favorshme për rimbushjen e rezervave të lagështisë në tokë dhe zhvillimin e proceseve të zakonshme biologjike te kulturat bujqësore. Reshjet e shiut do të kontribuojnë në përmirësimin e rezervave ujore në tokë, ndërsa temperaturat e ulëta do të ngadalësojnë aktivitetin vegjetativ të bimëve.
Në viset e larta, reshjet e përziera të shiut dhe borës mund të shënojnë fillimin e kushteve dimërore. Rekomandohet që fermerët të shfrytëzojnë periudhat pa reshje për përfundimin e punimeve të mbetura vjeshtore dhe përgatitjen e tokës për sezonin e ardhshëm bujqësor

