Mër. Tet 28th, 2026

Përplasen dy trena në Madrid, raportohet për mbi 30 të vdekur

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën, sipas një zyrtari lokal, pasi një tren spanjoll me shpejtësi të lartë u përplas me një tren tjetër në jug të kryeqytetit Madrid.

Më shumë se 500 pasagjerë ndodheshin në trenat e përfshirë në aksident, bën të ditur zëdhënësi i qeverisë rajonale.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, deklaron se është i tronditur nga aksidenti i rëndë hekurudhor dhe se është në kontakt të vazhdueshëm me ministrin e Transportit.

Operatori hekurudhor “Adif” njofton se incidenti ndodhi mes një treni të kompanisë “Renfe” dhe një treni tjetër të kompanisë “Iryo”, e cila operon në linjën Madrid-Sevilje.

BBC-i bën me dije se numri i të vdekurve nga kjo tragjedi ka kaluar shifrën 30-të

Postime të Ngjashme