Në kuadër të ndeshjeve që do të luhen sonte, fokus të veçantë do t’u dhurohet edhe lojëtarëve shqiptarë që do të paraqiten në ligat përkatëse.
Pikëpyetje konsiderohet se a do të jetë startues Edon Zhegrova, apo trajneri Luciano Spalletti do të vazhdojë ta lërë në bankë rezervë.
Ndërkohë, Napoli i Amir Rrahmanit pas barazimit me Romën 3-3, synon të fitojë tre pikë dhe të ngritet në tabelë në kuadër të javës së nëntë të Serie A.
Kurse sulmuesi i Kombëtarës së Kosovës Fisnik Asllani do të luajë sonte ndaj Holstein Kiel-it, në kuadër të raundit të dytë të Kupës së Gjermanisë.
Fisniku në përballjen e kaluar të Hoffenheim ndaj Bayern Leverkusen në Bundesliga arriti të nxjerrë një penallti që siguroi golin e parë për skuadrën e tij.
Të tri ndeshjet do të luhën sonte në orar të njëjtë më fillim nga ora 20:45

