Ka vazhduar dëgjimi i dëshmitarëve në rastin e policit Muhamet Lika, në Gjykatën e Ferizajt.
Dëshmitari i dytë, Armend Raka, ka rrëfyer atë që kishte parë në momentet kur ndodhi vrasja.
Sipas informatave të bëra të ditura, Raka ishte personi i parë që e kishte parë Muhamet Likën të shtrirë përtokë pas ngjarjes.

