Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka ngritur shqetësime lidhur me vendimin e fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
“Nga aleatët tanë kërkova vëmendje ndaj procesit të Apelit dhe respektim të plotë të standardeve ndërkombëtare të drejtësisë”, ka deklaruar Musliu-Shoshi.
Deputetja e PDK-së ka theksuar rëndësinë e respektimit të standardeve të drejtësisë, duke përcjellë edhe një mesazh lidhur me trajtimin e historisë së luftës së Kosovës.
“Drejtësia nuk guxon të bëhet në kurriz të së vërtetës historike”, ka përfunduar Musliu-Shoshi.

