Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka marrë një mesazh urimi nga mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, me rastin e zgjedhjes së saj në këtë detyrë.
Mbreti rikujtoi vizitën e tij të parë në Kosovë në vitin 1999, menjëherë pas përfundimit të luftës, si dhe vizitën e vitit 2016, kur së bashku me bashkëshorten vizitoi një ekspozitë me veprat e babait të ndjerë të presidentes Shiroka-Pula në Prizren.
Në mesazh, ai theksoi se Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova do të vazhdojnë të punojnë së bashku në mbështetje të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë, në një kohë kur bota përballet me sfida të rëndësishme gjeopolitike dhe klimatike.
Mbreti Charles III shprehu dëshirën që gjatë mandatit të presidentes Shiroka Pula të thellohen më tej lidhjet ndërmjet dy vendeve, duke përcjellë urimet më të mira për presidenten dhe popullin e Kosovës.

